Shkruan: Fadil Maloku-Sociolog
- Në Evropë dhe gjithē botën perëndimore, janë në rritje e sipër forcat patriotike për mbrojtjen e interesave kombëtare, që në fakt janē nē kundërshti tē plotë me “kursin” dhe vlerat e deritanishme neoliberale!
- Ne si shqiptar, meqenëse ende kemi për të bërë për interesat tona sublime identitare, andaj, nuk guxojmë dhe nuk duhet tē biem pre e interesave dhe ikonografisë turbokozmopolite të neoliberalizmit, dhe të bëjmë koncesione të reja të stilit “tokë për qetësi rajonale”!
- Por, duhet ta shfrytëzojmē këtë “klimë” të ndryshimeve ende evolutive, nē favor tē faktorizimit tē interesave tona gjithëshqiptare, në Ballkan. Dhe të punojmë në ndërtimin e kapaciteteve; ekonomike, politike, gjeostrategjike e kulturore. Sepse, vetëm kēshtu ne arrijmë tre objektiva nacionale; atë të krijimit të “peshës së re specifike” në rajon, atë të idesē mbrojtjes së interesave tona, dhe atë të faktorizimit. Ndryshe, sërish do mbesim në bisht tē historisē…