Ballina Jeta Dieta Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të bukës, por sa na...

Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të bukës, por sa na ben dem

Furra e Bukës është ndoshta dyqani që një konsumator viziton më shumë në jetë.

Zgjedhjet që të ofrohen aty janë të panumërta, që nga buka masive, buka e thekrit, buka e grurit, buka e fshatit, buka e zezë, buka e bardhë, buka me fara, simitet apo edhe franxhollat.

Shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të bukës.

Madje kur vjen koha të hamë drekë ose darkë, jemi ndër të paktët vende që themi akoma “të hamë bukë”.

Sipas të dhënave në Shqipëri numërohen përafërsisht 5000 furra buke. Vetëm në Tiranë mund të jenë rreth 1500 furra buke, ndërkohë që një familje mesatare blen minimalisht një bukë në ditë.

Por pas përzgjedhjes së bukës së preferuar qëndron më shumë se ngjyra apo mielli.

Çdo zgjedhje që një konsumator bën ka një ndikim të menjëhershëm në trupin e tij.

Ndaj përpara se të kërkosh bukën, duhet të zgjedhësh atë që ta zgjat jetën dhe jo atë që ta shkurton.

Buka e Bardhë e Grurit

Buka e bardhë, është ndoshta buka më e konsumuar në treg.

Por ajo që duhet të dini është që kjo bukë është një kallup i madh sheqeri.

Ngrënia e kësaj buke do t’i rrisë ndjeshëm nivelet e sheqerit në gjak duke shtuar rrezikun për atak në zemër, mëlçi të veshur me yndyrna, obezitet dhe diabet.

Studiuesit kanë provuar se buka e bardhë mund të përshpejtojë formimin e rrudhave në fytyrë dhe tharjen e lëkurës.

Buka e bardhë prodhohet me miell të bardhë të përpunuar.

Përpunimi i miellit do të thotë që atij i janë hequr proteinat dhe Vitaminën B për të krijuar një produkt që është më i ëmbël dhe lehtësisht i përtypshëm nga konsumatori.

Sado të përpiqesh t’i qëndrosh larg sheqerit duhet të dini që sheqeri përdoret me majanë industriale në përgatitjen e bukës.

Nëse jeni konfuzë në përzgjedhjen e bukës me drithëra të plotë, mundohuni të gjeni të dhëna mbi sasinë në gram të drithërave të papërnuar të përdorur.

Nëse secila prej tyre ka pak gramë për secilin lloj drithi të papërpunuar, atëherë me siguri po blini një bukë të thjeshtë me miell të zakonshëm gruri, të ashtuquajturën bukë masive.

Buka Më e Mirë

Buka integrale? Bukë pa gluten, Bukë me elb, Bukë me thekër? Cila prej tyre është më e mira për shëndetin tuaj?

Buka integrale nuk irriton zorrët dhe e mbush më shpejt stomakun duke dhënë ndjesinë e ngopjes.

Në përbërjen e saj nuk ka vetëm vlera ushqyese dhe energjike, por ka shije, është e pazëvendësueshme, i përket tokës, grurit që është simbol i jetës dhe rilindjes.

 

Buka integrale sidomos ajo e bërë me brumë të ardhur nga maja’ natyrale është më e mira për njerëzit që kujdesen për shëndetin.

Duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes.

Zgjidhja më e mirë për çdo konsumator është buka integrale, ajo e bërë me 100 përqind drithëra të plotë.

Megjithatë, nëse në paketim shkruhet “grurë”, “kaq sasi gruri të plotë” apo “shumëdrithësh”, atëherë me siguri po bleni thjesht një bukë të bardhë, paksa të ngjyrosur.

Drithërat e papërpunuara, pra drithërat e plota, e përmbajnë natyrale vitaminën B si edhe proteinat. Këto garantojnë një paraqitje shumë më rinore të lëkurës por edhe të flokëve.

Buka me shumë drithëra

Ajo që duhet të dini është se buka shumëdrithëshe dallon nga buka me 100% drithëra të plota, për faktin e vetëm që në pregatitjen e saj janë përdorur disa lloj drithërash, por jo drithëra të plota, pra të papërpunuar.

Drithërat e përdorur janë të zhveshur nga fibra dhe përbërësit natyralë. Në shumicën e rasteve kjo bukë përmban miell gruri dhe miell elbi.

Ndërkohë buka integrale përmban fibrën e jashtme të grurit (krunde).

Thelbin lëndë ushqyese të pasur (embrionin) dhe shtresen e mesme të dendur në karbohidrate.

Francezët i thonë bukës ‘lamtumirë’

Franca njihet si vendlindja e “bagetës” asaj bukës gjatoshe aq të shijshme sa mund ta hash thatë.

Por shitjet e bukës në Francë kanë pësuar një rënie të madhe.

Nëse në vitin 1970, një francez konsumonte një bagetë të tërë, tani ai konsumon gjysmën. Ekspertët thonë që tani njerëzit janë shumë të zënë për të shkuar në furrën e bukës.

Disa të tjerë nuk e marrin mundimin as të hanë mëngjes.

Por shqiptarët nuk janë si francezët. Shqiptarët e kanë bukën po aq të domosdoshme sa ajri dhe uji.

Për ta, buka është jeta, djersa e ballit, e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.

E rëndësishme është që në larmishmërinë e zgjedhjeve të bukës, të dish të zgjedhësh bukën që e bën trupin të lumtur./AgroWeb.org

Exit mobile version