Ballina Lajmet Shqipëri Shqipërinë e vizituan 1.4 milion shtetas të huaj

Shqipërinë e vizituan 1.4 milion shtetas të huaj

Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në muajin është rritur me 9.5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Shifra vjen nga Instituti i Statistikave, sipas të cilit ky numër në muajin maj 2018 është 789.391 persona dhe krahasuar me majin e vitit 2017, ky tregues rezulton me rritje 9,5 %.

Në maj 2018, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vend është 394.869. Krahasuar me majin 2017, ky numër është rritur me 9,7 %.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë në pesëmujorin e parë e 2018 është 1.423.367 duke u rritur me 7,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017.

Në maj 2018, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Gjermania ka patur rritjen më të madhe me 61,5 %.

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit maj 2018, janë 839.235 duke shënuar një rritje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2018, është 422.149 krahasuar me Maj 2017, ky numër është rritur 3,7 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2018, është 417.086. Krahasuar me Maj 2017, ky numër është rritur 9,2%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në pesëmujorin e parë 2018, është 1.985.152, duke u rritur 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Exit mobile version