Fderata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të Shqipërisë U21 për ndeshjen e 2 shtatorit që luhet ndaj Greqisë në Athinë prej orës 17:45.
Ekipi grumbullohet që nesër në Athinë dhe do tentojë të marrë pikë për të tentuar deri në fund vendin e dytë në grupin 4 kualifikues të Kampionatit Evropian.
Mërgim Vojvoda, Eros Grezda, Ylber Ramadani dhe Liridon Latifi janë lojtarët nga Kosova të grumbulluara nga trajneri Redi Jupi.
Ju kujtojmë që për Ramadanin është e interesuar edhe Kosova, me FFK-në që ka paralajmëruar që do ta ftojë në të ardhmen.