Shqipëria U19 fiton ndaj Maltës

Shqipëria U19 ka fituar në miqësore ndaj Maltës U19, në ndeshjen që u zhvillua të mërkurën në “Centenary Stadium” të Maltës.

“Kuqezinjtë” e udhëhequr nga Bledi Shkëmbi fituan me rezultatin 1:0, me golin të cilin e shënoi Denis Prendi në minutën e 49-të.

Më 22 mars, Shqipëria U19 zhvillon tjetër miqësore ndaj Maltës U19, në po të njëjtin stadium.