Katër tërmete janë regjistruar sot në Shqipëri, ku tre të fundit njëri pas tjetrit, në zonën e Korçës nga ora 9:05 deri në 10:39 minuta dhe me fuqi në rritje.
Sipas IGJEUM, forca e tyre ka qënë duke u rritur: I pari në Roskovec, 2 ballë, i dyti në Ujëbardhë të Korçës, 2.2 ballë; i treti në Gjanç të Korçës dhe i katërti në Floq të Korçës, 3.2 ballë.