Shqipëria triumfon në vëllazëroren ndaj Kosovës

Kombëtarja Shqiptare e ka fituar miqësoren vëllazërore ndaj Kosovës me rezultat 2:1.

Fillimi i kësaj ndeshje kaloi nën përshëndetjet e përzemërta mes lojtarëve të dy ekipeve, të cilët bënë një fotografi të gjithë së bashku, shkruan lajmi.net.

Minutat e parë të ndeshjes i takuan Kosovës, që qarkullonte më mirë topin, por nuk arriti të tregohej e rrezikshme para portës së Etrit Berishës.Në anën tjetër, Shqipëria në rastin e parë të treguar, arriti të shënonte me Bekim Balajn, për 1:0 (31′).

Në pjesën e dytë, Kosova dukej edhe më e zbehtë në fushë, përkundër disa zëvendësimeve të bëra nga trajneri Muharrem Sahiti, që në këtë ndeshje zëvendësoi Bernard Challandes.

Shqipëria në anën tjetër, paraqitjen jo të mirë të Kosovës e shfrytëzoi sërish, kur në minutën e 65′ realizuan për 2:0, nëpërmjet Myrto Uzuni.Kosova arriti të ngushtonte epërsinë në 2:1, duke shënuar nga penalltia me Vedat Muriqin, në minutën e 85′Në minutat e fundit të ndeshjes, disa minuta u rezervuan edhe për golashënuesin më të mirë në Superligën e Kosovës, Mirlind Daku.Të dy kombëtaret ditëve në vazhdim, do t’i zhvillojnë nga dy ndeshje në Ligën e Kombeve./