Sonte Kombëtarja e Shqipërisë nis avenurën në Kampionatin Evropian ”Euro 2024”, i cili po mbahet në Gjermani.
Kuqezinjtë e Sylvinhos do të përballen me Italinë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”signal Iduna Park”, më fillim nga ora 21:00.
Kombëtarja ka një përkrahje të madhe nga tifozat Kuq e Zi, pasi sipas raportimeve pritet të jenë mbi 50 mijë shqiptar në triubuna për ta përkrahur Shqipërinë
Kjo është hera e dytë që Shqipëria merr pjesë në një Kampionat Evropian, pas atij të vitit 2016 në Francë.
Kujtojmë që Shqipëria është në Grupin B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.