Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID/19, mbi 10 750 doza, vijnë gjatë janarit

Kryeministri Edi Rama me një deklaratë shtypi ka njoftuar se “10. 750 dozat e para do të mbërrijnë në fillim të javës së 3 të janarit, ndërsa 30. 250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt”.

Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës antiCOVID.

Me një deklarate shtypi, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Shqipëri 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit, pas marrëveshjes së arritur me kompaninë “Pfizer”.

Më tej Rama ka shtuar se 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere nga mesi i janarit.

Rama: Kemi dakordësuar marrjen e vaksinës nga kompania “Pfizer”. Kemi dakordësuar blerjen e 500 mijë vaksinave nga “Pfizeri”. 10.750 doza të vaksinës do vijnë në javën e tretë të janarit. 30 mijë doza të vaksinës do të vijnë në shkurt dhe në vazhdim. 9 mijë doza do të na i sjellin 2 vende partnere nga mesi i janarit”, ka thënë Rama ndër të tjera.