Ballina Sport Futboll Shqipëria sezonin e ardhshëm në Ligën C të Nations League

Shqipëria sezonin e ardhshëm në Ligën C të Nations League

Kombëtarja e Shqipërisë sonte e zhvilloi ndeshjen vendimtare të Ligës së Kombeve.

Shqipëria pësoi disfatë në “Air Albania” nga Ukraina.

Ukrainasit fituan 2-1, duke shënuar dy gola të hershëm në pjesën e parë.

Zinchenko në minutën e 5-të dhe Yaremchuk në të 10-tën.

Ndërkohë, dy gola të Ukrainës iu kundërpërgjigj Nedim Bajrami me një gol nga penalltia në minutën e 75-të, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të nxitur një kthim rezultati.

Kështu, Shqipëria e përfundon kampanjën e Ligës së Kombeve në pozitën e katërt në grupin 1 të Ligës B, me shtatë pikë të tubuara në gjashtë ndeshje.

Kombëtarja kuqezi me këtë rezultat ka rënë nga Liga B, duke përfunduar në Ligën C.

Nga grupi do të kalojë tutje si e para Çekia me 11 pikë, derisa Ukraina shkon në play-off e Ligës A, derisa Gjeorgjia në play-offin e Ligës B.

Exit mobile version