Shqipëria pëson humbje të rëndë prej Malit të Zi

Shqipëria regjistroi humbjen e dytë radhazi për kualifkueset e Eurobasket.

Ndeshja e parë u humb ndaj Gjeorgjisë, ndërsa e dyta sot kundër Malit të Zi. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin e thellë 73-113, pra me 40 pikë diferencë në takimin e luajtur në “Asllan Rusi”.

Malazezët kanë dominuar pothuajse çdo periodë, ku kanë arritur që të grumbullojnë pikët dhe të dalin kokë lartë nga Shqipëria, e cila në Grupin F po tregon se është skuadra më e dobët.

Pas dy humbjeve me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Shqipëria renditet e fundit në grup, me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, rivali direkt i kuqezinjve në Eurobasket 2017, me të cilin do të përballemi më 7 shtator.