Shqipëria përparon, Kosova keq

15 FIFA ka publikuar renditjen e përfaqësuesve për muaj korrik
Kombëtarja shqiptare renditet në vendin e 63-të në renditjen e FIFA-së për muajin korrik. Kuqezinjtë pozicionohen menjëherë pas përfaqësueseve si Maroku, Arabia Saudite dhe Rusia, ndërsa kanë lënë mbrapa emra si Afrika e Jugut, Venezuela dhe Izraeli.

Por, përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar rënie në renditjen e FIFA-së. Humbja 1:4 përballë Turqisë ka bërë që përfaqësuesja e drejtuar nga Ablert Bunjaki të humbasë edhe katër vende dhe të pozicionohet e 177-ta.

Për sa i takon kreut, pas suksesit në Kupën e Konfederatave, Gjermania parakaloi Brazilin dhe Argjentinën dhe kthehet pas dy vjetësh.

Portugalia ngjitet në vendin e katërt, pas fitores me Meksikën në finalen për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave dhe ndiqet nga Zvicra e Polonia. Humbja e meksikanëve bëri që Italia të ruajë vendin e 12-të, e ndjekur nga Anglia.