Shqipëria nënshkruan 13 marrëveshjet me Kosovës , Rama: Pasi ia hoqa merakun Kurtit, pres takimin pasdite

Qeveria e Shqipërisë ka nënshkruar 13 marrëveshjet të cilat ishin të planifikuara të nënshkruhen në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës e planifikuar të mbahej më 14 qershor në Gjakovë, por që nuk ishte mbajtur për arsye të anulimit nga ana e Ramës.

Lajmin për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një postimi në Tëitter ku ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara i janë duruar ministrisë së Jashtme të Kosovës.

“Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se mbetët me shpresë se pas “heqjes së merakut të Kurtit për këto marrëveshje”, do të ndodhë edhe takimi me të pasdite.

“Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”, ka shkruar ai.