Mijëra hektarë tokë nën ujë, mijëra banesa të përmbytura, mijëra forca në terren për t’i bërë ballë situatës dhe një pamje apokaliptike mes Fierit e Vlorës.
Asgjë më shumë se sa pamjet nuk mund ta përshkruajnë këtë situatë, ku vija e horizontit është zhdukur, duke bashkuar qiellin me sipërfaqet e pamata me ujë.