Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë pjesë e Grupit 1 në Ligën B të Ligës së Kombeve.
Në shortin e tërhequr në Paris, Shqipëria do të ketë punë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë në edicionin 2024/25 të kësaj gare.
Edhe Shqipëria, do t’i luajë gjashtë ndeshje në këtë edicion të kësaj gare, ku do t’i ketë nga dy në shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.
Ky është edicioni i katërt e Ligës së Kombeve, ndërsa Shqipëria synon ngjitjen në Ligën A që edhe është niveli më i lartë i kësaj gare.