Kombëtarja e Shqipërisë e ka pësuar humbjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Kuqezinjët u mposhtën në udhëtim ndaj Çekisë, ku rezultati përfundimtar në stadiumin ”epet ARENA” në Pragë, ishte 2-0.
Të dy golat për Çekinë i shënoi Tomas Chory, në minuat 2′ dhe 63′.
Ndeshjen e radhës, Kombëtarja e Shqipërisë e zhvillon me 14 tetor, në udhëtim ndaj Gjeorgjisë.
Shqipëria pas tre ndeshjeve të këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ka grumbulluar 3 pikë.
Gjeorgjia dhe Çekia kanë nga 6 pikë, në Grupi 1 të Ligës B, ndërsa Ukraina ka 3 pikë