Shqipëria miqësore me Kombëtaren evropiane

Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me atë norvegjeze për zhvillimin e një takimi miqësor më datën 14 nëntor, në “Elbasan Arena”.

Ky test do t’i shërbejë trajnerit Panucci për eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian dhe Ligës së Kombeve.

Kujtojmë që Shqipëria është përballur me Norvegjinë edhe në grupet e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2014, ku fitoi 0-1 në Oslo, por edhe në fundin e viteve ‘90, ku ka barazuar 2-2, po në Oslo.

Ndërsa në Tiranë, në dy përballjet, njëherë ka humbur ekipi ynë kombëtar (më 1999, 1-2) dhe njëherë ka barazuar 1-1 (2013). Norvegjia do të ndeshet me Maqedoninë me 11 nëntor në Shkup, po në kuadrin e ndeshjeve miqësore.