Shqipëria lufton me Francën për kualifikim

Janë kompletuar të gjitha grupet nga shorti i kualifikimeve për Euro 2020 në Dublin të Irlandës, ku Shqipëria është në Grupin H me kampionen e botës, Francën.

Shqipëria ka pasur short jo aq të lehtë në shortin e kualifikimeve për Euro 2020.

Shqipëria përballet me kombëtaren e Francës, që është kampione e botës, ndërsa aty bëjnë pjesë edhe Turqia dhe Islanda.

Dy kombëtare më të lehta janë Moldavia dhe Andorra.

Për Shqipërinë ky grup është një “deja vu” pasi që më parë Shqipëria ka luftuar për kualifikim me kombëtaren e Francës dhe me Islandën dhe kombëtarja ka zhvilluar ndeshje të bukura ndaj këto dy kombëtare.

Kosova në anën tjetër është në Grupin A me Anglinë si skuadrën favorite, më pas me rivalin rajonal, Malin e Zi dhe Bullgarinë e Republikën e Çekisë.

Grupi C është grup më i frikshëm pasi rivalët e vjetër, Holanda dhe Gjermania përballen sërish. Aty gjenden edhe Estonia dhe Bjellorusia.

Euro 2020 zhvillohet në 12 shtete të ndryshme për herë të parë në histori.

Dy skuadrat e para nëpër grupe kualifikohen direkt në Euro 2020.