Shqipëria do të përballet me Spanjën në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, në kuadër të Grupit B në Euro 2024.
Kuqezinjtë edhe pse e vështirë, me një fitore ndaj spanjollëve, do të siguronin një vend në mesin e 16-të ekipeve më të
mira në Euro 2024.
Barazimi me Kroacinë ka ngritur moralin në kampin kuqezi dhe Sylvinho kërkon që të bëjë histori me Kombëtaren e Shqipërisë.
Në anën tjetër Spanja ka siguruar kalimin tutje dhe vendin e parë në grup dhe për këtë pritet të këtë një rotacion më të gjerë në formacionin e dyte.
Ndeshja zhvillohet në Düsseldorf Arena nga ora 21:00.