Shqipëria kërkon fitoren ndaj Ukrainës dhe vendin e parë në Grup

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj sonte ndeshjen e fundit këtë edicion të Ligës së Kombeve në kuadër të Grupit 1 të Ligës B.

Kuqezinjtë në ‘Air Albania’ do të përballen me Ukrainën me fillim nga ora 20:45 në një ndeshje që fitorja është e domosdoshme.

Ndeshja e parë mes dy Kombëtareve i kishte takuar Shqipërisë që triumfoi me përmbysje 1-2.

Aktualisht Shqipëria është në pozitën e tretë në grup me shtatë pikë sa ka edhe Gjeorgjia e dyta, derisa Republika Çeke zë vendin e parë me tetë pikë dhe Ukraina e fundit me pesë sosh.

Shqipëria synon fitoren sonte me synim që dueli tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë të mbyllet baras dhe ta marrë vendin e parë në Grup.

Në anën tjetër ukrainasit kërkojnë fitoren në Tiranë në mënyrë që ta shmangin rënien në Ligën C.