Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi, ja të gjitha ndeshjet e sotme në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve do të vijojë të jetë në program edhe për dy ditë tjera.

Gjatë ditës së sotme pritet të zbresë në fushë Kombëtarja e Shqipërisë, që në ‘Air Albania’ pret ekipin modest të Lituanisë.

Skuadra që drejtohet nga Edi Reja kërkon fitoren e dytë radhazi në Ligën C, pas asaj ndaj Bjellorusisë tre ditë më parë.

Ndërkohë, ndeshja më interesante e ditës së sotme pritet të jetë ajo mes Holandës dhe Italisë e cila zhvillohet në ‘Johan Cruijff Arena’.

Më poshtë të gjitha takimet që janë programuar për sot.