Ndeshja miqësore Shqipëri-Bosnjë dhe Hercegovinë është mbyllur me rezultatin 1-2, raporton Anadolu Agency (AA).
Në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, Edin Dzeko ka shënuar për ekipin e BeH-së me penallti, ndërsa përsëri në pjesën e parë, konkretisht në minutën e 42 ka shënuar ekipi mysafir me anë të Senad Luliç.
Pjesë e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin në avantazh për përfaqësuesen e BeH-së, ndërsa në minutën e 68 për Shqipërinë shënoi gol Bekim Balaj.
Në stadium përveç tifozëve të Kombëtares së Shqipërisë, nuk kanë munguar edhe tifozët e Përfaqësues së Bosnje dhe Hercegovinës.
Kujtojmë se Shqipëria humbi edhe ndeshjen me Italinë me rezultatin 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës “Rusi 2018”, që u zhvillua në stadiumin “Renzo Barbera” Palermo.