Shqipëria humb edhe në miqësoren ndaj Suedisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje edhe në miqësoren e dytë të këtij muaji.

Të përzgjedhurit e Sylvinhos u mposhtën nga Suedia në Stokholm, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Friends Arena” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.

Gustaf Nilsson (62’) shënoi golin e vetëm dhe të fitores për suedezët.

“Kuqezinjtë” treguan paraqitje shumë më të mirë krahasuar nga ajo ndaj Kilit, teksa regjistruan edhe raste shënimi.

Vlen të theksohet se Armando Broja (24’) gjeti golin, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Shqipëria do t’i zhvillojë edhe dy miqësore tjera në qershor, disa ditë para se të udhëtojë drejt Gjermanisë, atje ku do të mbahet Kampionati Evropian “Euro 2024”.

Ndeshjet ndaj Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit do të jenë testet e fundit për Kombëtaren shqiptare.