Një tërmet ka goditur Shqipërinë, ndërkohë paraprakisht nuk raportohet për dëme në njerëz dhe dëme materiale, transmeton Anadolu.
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti me magnitudë 4,1 është regjistruar me epiqendër në Njësinë Administrative Velipojë në Qarkun e Shkodrës.
Nga instituti bëhet e ditur se tërmeti është regjistruar me thellësi 15 kilometra.
Ndërkohë, nga autoritete paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme nga tërmeti.