Shqipëria nuk ia doli të kualifikohet në një të tetën e finales të Kampionatit Evropian. Por kuqezinjtë mund të largohen me kokën lartë nga Gjermania.
Shqipëria ishte në “grupin e vdekjes” dhe përkundër kësaj ishte në garë për kalim në fazën nokaut. Por të hënën mbrëma në Duesseldorf, Shqipëria u mposht nga Spanja, njëra prej pretendenve kryesore për ta fituar Evropianin.
Spanja luajti me ekipin e dytë, ndërsa fitoi 1:0. Ferran Torres e shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 13-të.
Pjesa e parë ishte shumë e vështirë për të përzgjedhurit e Sylvinhos. Spanjollët kanë dominuar plotësisht dhe kanë rreshtuar rastet. Në minutën e 13-të realizuan një aksion model, që përfundoi me golin e bukur të Torresit, pas asistimit të Dani Olmos.
Sinjalin e vetmë Shqipëria e dha në fund. Kristjan Asllani gjuajti bukur, por portieri i Spanjës ndëryri me sukses.
Pjesa e dytë ishte dukshëm më e mirë për Shqipërinë. Armando Broja rrezikoi seriozisht në mesin e pjesës së dytë, ndërsa me dy goditje provoi edhe Asllani, njëra prej tyre goxha e rrezikshme. Arbër Hoxha i kishte disa shpërthime në krah, ndërsa në fund të rast të mirë sërish kishte Broja. Por David Raya sërish nuk u mposht.
Dhe kështu fitorja u takoi spanjollëve, që fitojnë Grupin B me nëntë pikë. Spanja fitoi 3:0 ndaj Kroacisë e më pas 1:0 ndaj Italisë. Në fazën nokaut u kualifikua edhe Kroacia me katër pikë, falë fitores 1:0 ndaj Italisë, po ashtu të hënën. Kampionia në fuqi, Italia, është e treta me tri pikë dhe shpreson ende të kualifikohet. Shqipëria në grupin më të fortë të Evropianit e përfundoi garën me një pikë.
Përkundër eliminimit, paraqitja e Shqipërisë ishte tregim suksesi.