Shqipëria e parafundit në rajon dhe Europë për adoptimin e kriptomonedhave

Vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve të decentralizuara të kryera në transferta të madhësisë së shitjes me pakicë, nën 10,000 dollarë kripto u regjistruan në vendet me fuqi blerëse më të ulët për frymë, thuhet në raport.

India udhëhoqi botën në adoptimin e kriptomonedhave për vitin e dytë me radhë tha kompania analitike e blockchain Chainalysis.

Shqipëria renditej e parafundit në rajon dhe Europë, në vendin e 109 nga 151 për adoptimin e kriptomonedhave. Në rajon kryeson Serbia e cila u rëndit në vendin 49, ndjekur nga Bullgaria në vendin e 53, Greqia në vendin e 61, Rumania në vendin e 65, Bosnie Hercegovina në vendin e 81, Kroacia në vendin e 91, Maqedonia e Veriut në vendin e 98, dhe Mali i Zi në vendin e 129 në botë.

Raporti, i cili gjurmon adoptimin në 151 vende të botës, tregoi Indinë e cila renditej e para në përdorimin e bursave të dhe financave të decentralizuara për periudhën Qershor 2023 – Korrik 2024.

Vëllimi i përgjithshëm i transaksioneve të decentralizuara të kryera në transferta të madhësisë së shitjes me pakicë, nën 10,000 dollarë kripto u regjistruan në vendet me fuqi blerëse më të ulët për frymë, thuhet në raport.

Pas Indisë vinte Nigeria. Tregtimi ishte i lartë në Indonezi, e cila ndaloi përdorimin e kriptomonedhave si formë pagesash por lejon investimin në to. Vendi regjistroi 157.1 miliardë dollarë të hyra në asete dixhitale përgjatë 12 muajve të fundit thoshte raporti.

Lista e 10-vendeve me tregtimin më të lartë vijon me Shtetet e Bashkuara, Vietnamin, Ukrainën, Rusinë, Filipinet, Pakistanin dhe Brazilin.