Shqipëria ka mposhtur Lihtenshtajnin me rezultat 2-0, ndeshje kjo e Grupit G, e vlefshme për eliminatorët e botërorit ‘Rusia 2018’
Kuqezinjtë dominuan ndeshjën me sulme të parreshtura, por pa gol të shënuar në pjesën e parë. Me fillim të pjesës së dytë, sulmuesi Odise Roshi shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 53.
Për golin e fitores u përkujdes kapiteni Ansi Agolli, me një gol fantastik.