Ballina Autorë Opinione Shqipëria e jeton enverizmin demokratik!

Shqipëria e jeton enverizmin demokratik!

Kim Mehmeti

Se Shqipëria e jeton enverizmin demokratik më së miri e dëshmon dita e sotme kur shqiptaria duhej të shënonte tridhjetë e pesë vjetorin e varjes së poetit Havzi Nela.
Se demokracinë shqiptare e ndërtojnë ata që duan t’i fshehin duart e përgjakura të paraardhësve të vet, më së miri dëshmon dita e sotme kur vrasja e poetit Nela duhej të shënohej me flamujt në gjysmë shtizë përpara të gjithë institucioneve shtetërore.
Se Shqipëria e sotme është marr peng nga ata që i ngarkon e shkuara e të parëve të tyre tregon dita e sotme kur të gjithë burrështetasit do duhej të përkuleshin përpara shtatoreve të atyre që e flijuan vetveten për t’i mbetur besnik ëndrrës së tyre për një Shqipëri të lirë e të mirë për të gjithë e jo vetëm për pushtetarët.
Ku ta dish, mbase Shqipëria e sotme e ‘bashkëvuajtësve dhe bashkëfajtorëve’, pra e atyre që u ngutën ta mbulonin të vërtetën për atë që kishin qenë dje, edhe nuk mund të ishte më ndryshe se kjo që është: e paaftë të shkëputet nga e shkuara e saj tragjike dhe e gjunjëzuar përpara ‘hajdutokratëve’ që e zhvatin atë sot.

Nga: Kim Mehmeti

Exit mobile version