Ballina Sport Futboll Shqipëria barazon me Çekinë

Shqipëria barazon me Çekinë

Të përzgjedhurit e brazilianit Sylvinho nuk arritën të shënojnë fitore për të rrëmbyer vendin e parë në grupin B1 të Ligës së Kombeve, pasi sonte në një përballje të vështirë me Republikën Çeke nxorën vetëm një barazim pa gola – 0:0.

Ndeshja në Air Albania e zhurmshëm nga tifozët e shumët kuqezinj ishte mjaft interesante dhe me raste të mira shënimi nga të dyja kombëtaret, por pa mundur të arrihet deri te konkretizimi i golit të shumëpritur.

Në rast fitoreje në këtë ndeshje, Shqipëria do të siguronte vendin e parë për kualifikimin historik në Ligën A të Kombeve, ndërsa futbollistët kuqezinj tashmë duhet të presin sfidën e fundit ndaj Ukrainës më 19 nëntor, në Air Albania, duke filluar nga ora 20:45.

Ndërsa Çekia, e cila prin në grup me 8 pikë, ndeshjen e fundit do ta luajnë si vendës kundër Gjeorgjisë po ashtu më 19 nëntor, duke filluar nga ora 20:45. Gjeorgjia e Shqipëria kanë nga 7 pikë në pozitat dy dhe tre, ndërsa Ukraina renditet e fundit me pesë pikë.

Exit mobile version