Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 të vdekur dhe 711 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), rekord i ri i rasteve ditore që nga shpërthimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Shqipëri është rritur në 29.837 dhe numri i të vdekurve në 646.
Në orët e fundit janë shëruar 412 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve 14.216 dhe raste aktive janë 14.975.
Sipas ministrisë, në spitalet në Tiranë po trajtohen 420 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, ndërkohë pjesa tjetër vazhdojnë trajtimin mjekësor në shtëpi.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 163.025 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.