Këtë të hënë është regjistruar edhe viktima e tretë nga gripi.
Ende nuk kanë dalë rezultatet përfundimtare, por dyshohet se shkaku i vdekjes janë komplikacionet që erdhën pas gripit.
Viktima është nga Gramshi dhe humbi jetën në Sanatoriumin e Tiranës.
Në 3 ditë, në këtë spital humbën jetën edhe dy persona të tjerë, sërish nga komplikacionet e shkaktuara nga gripi.
Në Sanatorium ndodhen shumë persona të tjerë në gjendje të rëndë për shkak të gripit sezonal, e mjekët po bëjnë të pamundurëm për të shëruar rastet e rënda, që janë mbledhur aty nga i gjithë vendi.T