Ballina Lajmet Shqipëri, rritet numri i pjesëmarrjes në votime, mbi 29 për qind deri...

Shqipëri, rritet numri i pjesëmarrjes në votime, mbi 29 për qind deri në orën 15:00

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, 29.51 për qind e qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00.

Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2,692 qendra votimi nga 5,211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 550,812 nga 1,866,477 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

Exit mobile version