Në Shqipëri është protestuar përsëri për shkak të vdekjes së një të riu pasi u plagos fillimisht gjatë ndjekjes nga policia dhe më pas ndërroi jetë në spital, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestat vazhdojnë, teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka vënë në dispozicion dorëheqjen në lidhje me ngjarjen ku mbeti i vdekur i riu.
Dhjetëra qytetarë përfshirë edhe aktivistë të shoqërisë civile me sloganin “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, kanë nisur protestën e tyre para selisë së Ministrisë së Brendshme në Tiranë, protestë e cila ka filluar me tensione.