Shqipëri, një zënkë fëmijësh përfundon në tragjedi: I mituri vret vëllain 13-vjeç

Një zënkë e zakonshme fëmijësh ka përfunduar në tragjedi në qytetin e Fierit. Sipas të dhënave zyrtare, mëngjesin e sotëm është shoqëruar në spital fëmija i madh i familjes, 13 vjeç, pas plagëve të marra nga i vellai 10 vjec.

Nga hetimet, dyshohet se fëmijët kanë qenë duke u grindur me njëri-tjetrin dhe në një moment, djali i vogël 10 vjeç ka rrëmbyer thikën dhe ka goditur të vëllain.

Si pasojë e plagëve të mara, 13-vjeçari ndërroi jetë. Ndërkohë që grupi hetimor po punon mbi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: Lapsi.al