Në Shqipëri ka filluar Java e Kulturës Turke, e cila do të përfshijë aktivitete të ndryshme mbi promovimin dhe prezantimin e kulturës turke në disa qytete të vendit, raporton Anadolu Agency(AA).
Në ceremoninë e hapjes të organizuar në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori i Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ish-ministrja turke e Familjes dhe Politikave Sociale dhe anëtarja e Bordit të Administrimit të Fondacionit Turk Maarif, Ayşen Gürcan, zëvendësministrja e Kulturës e Shqipërisë, Meri Kumbe, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, rektori i universitetit të Fondacionit Turk Maarif, Universitetit New York në Tiranë, Erkan Erdemir, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan, zëvendës drejtori i Përgjithshëm i Arteve të Bukura, Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Republikës së Türkiyes, Enver Merallı, drejtoresha artistike e Ansamblit Popullor nga Turqia, Yıldız Çankaya dhe diplomatë të vendeve të ndryshme.
Ambasadori turk, Tayyar Kağan Atay, në fjalën e tij përshëndetëse tha se eventi kontribuon në afrimitetin midis dy popujve miq.
“Sot jam shumë i lumtur që po startojmë këtu Javën Kulturore Turke, në Tiranë, në zemrën e Evropës dhe Ballkanit. Njëkohësisht dua të falënderoj të gjitha autoritetet shqiptare, veçanërisht Ministrinë e Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkinë e Tiranës, e cila na është gjendur pranë me suportet e tyre për të realizuar këtë event i cili tashmë kontribuon në afrimitetin midis dy popujve miq”, tha ai.
Në praninë e zyrtarëve dhe qytetarëve shqiptarë, Ansambli Shtetëror i Valleve Popullore nga Türkiye dhe Ansambli Shtetëror i Muzikës Popullore Moderne nga Türkiye, në bashkëpunim me Ministrinë turke të Kulturës dhe të Turizmit të Türkiye dhanë një shfaqje të përbashkët të quajtur “Ngjyrat e Turqisë: Perfomancë me Valle Popullore Turke”.
Java e Kulturës Turke e cila mbahet në datat 29 qershor-7 korrik, organizohet nën kujdesin e Ministrisë turke të Kulturës dhe Turizmit dhe Ambasadës së Turqisë në Tiranë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Bashkisë së Tiranës dhe Instituti “Yunus Emre” Tiranë.
Në ditët në vazhdim do të organizohen aktivitete në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Elbasan, me fokus promovimin e kulturës, artit dhe gastronomisë turke.