Shqipëri, deputeti në seancë parlamentare mban maskën me mbishkrimin “I Love Allah”

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e opozitës, Halit Valteri, është paraqitur në seancën plenare me maskë me mbishkrimin “I Love Allah” (E dua Allahun), raporton Anadolu Agency (AA).

Valteri ka postuar në profilin e tij në Facebook, fotografinë gjatë punimeve të seancës së sotme parlamentare ku duket që mban maskën me mbishkrimin “I Love Allah”.

I pyetur nga AA, në lidhje me qëllimin dhe mesazhin e një maske të tillë ai tha se dashuria për Zotin, do të thotë të duash kombin, familjen dhe veten.

“Aty fillon baza e edukimit për të qenë i kujdesshëm dhe i denjë në komunitetin ku jetojmë dhe japim kontributin tonë. Me njerëz që duan dhe adhurojnë Zotin do të kemi një shoqëri më të mirë e më të prirur të respektojmë, duam dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, theksoi Valteri.

Ai ka tërhequr vëmendjen e kolegëve të tij.

Halit Valteri është deputet i opozitës, i cili fitoi mandatin e deputetit pas dorëzimit të mandateve nga Partia Demokratike e Shqipërisë vitin e kaluar.