Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shqipëri, dëmtohet diga e një hidrocentrali

Shqipëri, dëmtohet diga e një hidrocentrali

Në Shqipëri është dëmtuar diga e një hidrocentrali, duke krijuar sipas autoriteteve rrezik për përmbytje, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë thuhet se sot në Bunec, të fshatit Lukovë, që i përket Bashkisë së Himarës, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.

“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik”, thuhet në njoftim:

Sipas policisë, deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa shtohet se situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.

Policia ka ftuar qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence, ndërkohë në disa media është raportuar se uji ka vërshuar edhe në ambientet e disa bizneseve.

Nga autoritetet ende nuk janë publikuar informacione mbi shkaqet dhe llojin e dëmtimit që ka pësuar diga e hidrocentralit.

Exit mobile version