Në Shqipëri janë regjistruar 321 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 9 persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend është rritur në 21.523, ndërsa numri i të vdekurve në 527.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e rritur në 11.367 numrin e të shëruarve në vend. Aktualisht raste aktive me COVID-19 janë 9.629.
Sipas ministrisë, aktualisht në spitalet në Tiranë po trajtohen 328 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri kanë kryer gjithsej 126.692 testime për personat e dyshuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.