Shqipëri, 8 të vdekur dhe 510 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 8 të vdekur dhe 510 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 54.827 dhe numri i të vdekurve në 1.125.

Në orët e fundit nga virusi janë shëruar 477 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 30.276, ndërkohë raste aktive me COVID-19 janë 23.426.

Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në katër spitalet COVID po trajtohen 346 pacientë.

Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 2.198 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 247.451 testime për personat e dyshuar me koronavirus.