Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 të vdekur dhe 673 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 62.378 dhe numri i të vdekurve në 1.230.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 36.971, dhe raste aktive janë 24.177.
Sipas ministrisë, numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 3.927 testime dhe që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 284.308 testime për personat e dyshuar me koronavirus.