Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 6 të vdekur dhe 376 raste të tjera pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 63.971 dhe numri i të vdekurve në 1.247.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 333 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 37,981, ndërkohë raste aktive janë 24.743.
Institucionet shëndetësore në Shqipëri në 24 orët e fundit kanë kryer 1.575 testime, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 293.379 testime për personat e dyshuar me koronavirus.
Kujtojmë se sot Shqipëria filloi zyrtarisht fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, e cila fillimisht do të realizohet në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ndërsa më pas do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të vendit.