Shqipëri, 5 të vdekur dhe 116 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 116 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 5 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 9.844 që nga fillimi i pandemisë dhe numri i të vdekurve në 301, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas njoftimit të ministrisë, 150 pacientë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5.732 numrin e përgjithshëm të personave të shëruar dhe 3.811 raste janë aktive.

Aktualisht, në spitalet në Tiranë po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 65.340 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet në terren për rastet e dyshuara.