Shqipëri, 4 të vdekur dhe 84 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 84 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 9.279 dhe numri i të vdekurve në 275.

Sipas njoftimit, 97 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5.020 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 3.984 janë raste aktive.

Aktualisht në dy spitale në Tiranë po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 61.214 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.