Shqipëri, 4 të vdekur dhe 133 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 133 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 4 persona të tjerë kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 9.513 dhe numri i të vdekurve në 284, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që i referohet Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).

Në orët e fundit janë kryer 820 testime për personat e dyshuar me koronavirus, dhe rastet e reja janë shënuar në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Gjithashtu 75 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e të shëruarve në 5.214 dhe rastet aktive janë 4.015.

Aktualisht në dy spitale në Tiranë po trajtohen 180 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 62.837 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.