Shqipëri, 2 viktima dhe 119 raste të reja me koronavirus

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 119 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 7.499 dhe numri i të vdekurve në 230.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19. Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar në 3.816 numrin e të shëruarve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë i rikujton qytetarëve se vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme dhe se moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ në fuqi.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 50.928 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.