Shqipëri, 2 viktima dhe 108 raste të reja me koronavirus

A laboratory technician wearing full PPE (personal protective equipment) cleans a test tube containing a live sample taken from people tested for the novel coronavirus, at a new Lighthouse Lab facility dedicated to testing for COVID-19, at Queen Elizabeth University Hospital in Glasgow on April 22, 2020. - The laboratory is part of a network of diagnostic testing facilities, along with other Lighthouse Lab sites in Milton Keynes and Cheshire, that will test samples from regional test centres around Britain where NHS staff and front-line workers with suspected Covid-19 infections have gone to have swabs taken for testing. (Photo by Andrew Milligan / POOL / AFP) (Photo by ANDREW MILLIGAN/POOL/AFP via Getty Images)

Në Shqipëri janë regjistruar 108 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 2 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). 

Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 5.105 dhe numri i të vdekurve në 150.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 502 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.

Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 2.830 numrin e të shëruarve.

Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 40.192 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.