Shqipëri, 2 të vdekur dhe dhjetëra raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri institucionet shëndetësore kanë konfirmuar se janë regjistruar edhe 90 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 2 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi, transmeton Anadolu Agency(AA).

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë është rritur në 3.278 dhe numri i të vdekurve në 85. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 420 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet pozitive vazhdojnë të regjistrohen në disa qytete të vendit. 

Sipas njoftimit të ministrisë, situata në Spitalin Infektiv në Tiranë paraqitet serioze, me pacientë që trajtohen në terapi intensive, por edhe pacientë të intubuar.

Gjithashtu janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1.875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë dhe aktualisht janë 1.318 persona aktivë me COVID-19.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për gjurmimin e rasteve të dyshuara me koronavirus.