Shqipëri, 139 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 139 raste të reja dhe 6 humbje jete si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë kryer 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 139 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi Covid 19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,
Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarave në 3123, që nga fillimi i epidemisë.