Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.
Ndërkohë që gjatë 24 orëve e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.