Shqipëri, 11 viktima dhe 786 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se në 24 orët e fundit, janë kryer 2,592 testime, prej të cilave 440 janë testime janë kryer për arsye depistimi.

Pozitivë me coronavirus kanë rezultuar 786 qytetarë, janë shëruar 349 qytetarë, ndërsa kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

COVID-19 – Statistika (19 Nëntor 2020)

Testime totale 165,617
Raste pozitive 30,623
Raste të shëruara 14,565
Raste Aktive 15,401
Humbje jete 657

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 7671
Fier 1178
Durrës 1176
Korçë 903
Shkodër 841
Elbasan 761
Vlorë 717
Lezhë 671
Berat 519
Gjirokastër 463
Kukës 353
Dibër 148